Botë

Raportohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi në Japoni

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë ka bërë të ditur se një grua e infektuar me koranavirusin e ri ka vdekur, rasti i parë i vdekjes së konfirmuar në këtë vend.

Ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato, njoftoi të enjten se viktima është një grua e moshës 80-vjeçare, e cila ishte trajtuar në një spital afër Tokios që nga fillimi i shkurtit, pasi shfaqi simptoma. Infeksioni i saj u konfirmua pas vdekjes së saj.

Japonia deri më tani ka konfirmuar 247 raste të virusit, përfshirë 218 në një anije të cilën po e mban në karantinë në portin e Yokohama, afër Tokios, mes frikës në rritje për përhapjen e virusit.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin 1368, ndërsa 59 883 persona janë të infektuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur gjendje të rrezikut global.