Qeveria venezuelase padi ndaj Trumpit

Qeveria venezuelase padi ndaj Trumpit

11 February 2020 14:02

Qeveria socialiste në Venezuelë njoftoi se do të padisë Qeverinë amerikane, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, shkaku i valës së fundit të sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore ajrore, Conviasa.

Presidenti Nicolas Maduro, ka kërkuar nga zëvendëspresidenti dhe ministri i Jashtëm, që të paraqesin padinë kundër qeverisë së Trumpit, për dëmet që iu shkaktuan vendit latin dhe kompanisë, transmeton KTV.

Të hënën, përkrahësit e Maduros dhe punëtorët e kompanisë kanë protestuar kundër sanksioneve të reja, derisa të premten sanksionet amerikane janë vënë nën arsyetimin se kompania po i end zyrtarët e korruptuar nëpër botë.

Conviasa edhe më herët kishte telashe në veprimtarinë e saj. Në vitin 2012, i ishin ndaluar fluturimet në territorin e Bashkimit Evropian për shkaqe sigurie, e më 2017 iu suspenduan fluturimet ndërkombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme