Qindra persona janë bllokuar në një ishull zelandez, pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje, të cilat më pas bllokuan një zonë të populluar me turistë.
Shërbimi i motit tha se disa pjesë të ishullit janë përballur me reshje të mëdha prej afro tre ditësh, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të rrugëve, transmeton KTV.
Autoriteti i Transportit në Zelandën e Re publikoi pamje të dëmeve në autostradën e vetme që çon në Milford Sound, ku më shumë se 300 njerëz, përfshirë turistët, raportohet se janë bllokuar. Zyrtarët këshilluan që rruga mund të qëndrojë e mbyllur për një javë.
Autoritetet thanë se më shumë shi do të shkaktojë kushte të rrezikshme dhe përmbytje të konsiderueshme gjatë ditëve të ardhshme. Përveç afro 200 turistëve të bllokuar nga përmbytja, ekzistojnë rreth 300 punëtorë që gjithashtu kanë ngecur në zonë.