Botë

Erë e fuqishme goditi Shkupin, shkaktohen dëme

Në Shkup mbrëmë ka pasuar një erë e fuqishme me shpejtësi prej rreth 70 kilometra në orë. Në disa pjesë të qytetit janë rrëzuar pullaze të shtëpive dhe janë shkulur pemë, duke bllokuar trafikun. Qyteti i Shkupit paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

“Ekipet e qytetit janë në terren, ndërsa nga ndërmarrja ‘Parqet dhe Gjelbërimi’ tanimë janë në terren ku po i largojnë degët e drurëve të rënë”, theksohet në faqen zyrtare të qytetit të Shkupit. Për shkak të erës së fuqishme dhe motit të lig disa zona të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut kanë ngelur pa energji elektrike/INA.