Edhe Rusia ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirus.
Rusia, siç raporton Reuters, njoftoi sot pasdite dy rastet e para të koronavirusit dhe ka kufizuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Kinë, partnerin e saj më të madh tregtar, pasi rusët janë ankuan për rritjen e çmimeve për maska mjekësore dhe ilaçe antivirus, transmeton Koha.net.
Të dy të infektuarit janë shtetas kinezë, por janë në gjendje të qëndrueshme.
Numri i rasteve të infektimit me koronavirus kudo nëpër botë ka tejkaluar të premten atë të kohës së shpërthimit të epidemisë së SARS-it, i cili ishte përhapur në dhjetëra vende të botës gjatë vitit 2003.
Sindroma e Rëndë Akute Respiratore (SARS) kishte shkaktuar më shumë se 8.100 infektime gjatë tetë muajve të përhapjes, shtatëmbëdhjetë vjet më parë. Por tanimë afro 10 mijë raste të virusit të ri janë konfirmuar, kryesisht përbrenda territorit të Kinës, që prej shfaqjes së tij në dhjetor të vitit të kaluar. Mbi 100 të infektuar janë raportuar jashtë Kinës, në 22 vende të botës. Numri i të vdekurve ka arritur të premten në 213, me që të gjitha rastet në Kinë. Në total, SARS-i kishte lënë të vdekur 774 persona.