Është konfirmuar rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Suedi.
Këtë e kanë konfirmuar autoritetet shëndetësore, duke theksuar se pacientja është rreth 20-vjeçare, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo, raportojnë mediat suedeze, më 24 janar shkoi në Suedi, pas një vizite që e kishte pasur në Wuhan të Kinës. Por, derisa kishte hyrë në Suedi, s’kishte pasur kurrfarë simptome, derisa, ato iu shfaqën pas disa ditësh.
Ajo aktualisht po mbahet në izolim në një klinikë infektive, në Spitalin Jönköping.
Kujtojmë dhe një herë që mbi 200 persona kanë vdekur nga koronavirusi që nisi në Wuhan. Virusi është shpërndarë në Gjermani, Britaninë e Madhe, Itali e Francë etj.
Mbi 9 mijë persona raportohen të infektuar.
Ndërkaq, sot Organizata Botërore e Shëndetit shpalli gjendje emergjente globale për shkak të koronavirusit.
Numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, i cili ishte shpërndarë në dhjetëra shtete në vitin 2003.