Botë

Shampanjë dhe lot pasi PE miratoi marrëveshjen për Brexit

Shampanjë dhe lot pasi PE miratoi marrëveshjen për Brexit
 

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë. Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së tërheqjes, me 621 vota për, të mërkurën në mbrëmje.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne”, një këngë tradicionale.