Botë

DW: Me planin e paqes Trumpi fyen palestinezët

DW: Me planin e paqes Trumpi fyen palestinezët

Plani i paqes së Donald Trumpit orientohet më shumë nga interesat e Izraelit, pretendimet e palestinezëve nuk luajnë ndonjë rol të madh. Një zgjidhje e tillë nuk premton asgjë të mirë, mendon Rainer Sollich.

Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativat ndërkombëtare, marrëveshjet e paqes apo pranimet e rezolutave të OKB-së nuk kanë ndryshuar në thelb diçka. Mosbesimi është shumë i madh, gatishmëria apo aftësia për kompromise historike është të thuash zero tek të dyja palët.