Belgjikë, Alberti i Dytë e pranon se është babai i artistes

28 January 2020 19:47

Ish-mbreti belg Alberti i Dytë e ka pranuar se ai është babai i një gruaje të lindur nga një aferë, pasi ai u detyrua të jepte dëshmitë e ADN-së, të cilat rezultuan pozitive.

Ai ishte ballafaquar me kërkesën e atësisë nga artistja belge Delphine Boël, 51 vjeç, për më shumë se një dekadë, transmeton KTV.

Alberti i Dytë e humbi imunitetin e tij nga ndjekja penale pasi u largua nga froni në 2013-n, për shkak të shëndetit të lig.

Në një deklaratë, avokatët e ish-mbretit thanë se ai kishte mësuar rezultatet e testit të ADN-së dhe përfundimet shkencore tregojnë se ai është babai biologjik i Delphine Boël.

Avokatët thanë se 85-vjeçari kishte vendosur t’i jepte fund betejës ligjore, e cila ishte zvarritur që nga viti 2013, dhe ai tani pranon që artistja të bëhet fëmija i tij i katërt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme