Botë

Deri tani, 106 viktima nga koronavirusi në Kinë

 

Numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit arriti në 106, njoftuan autoritetet.

”Deri të hënën, në 30 rajone janë konfirmuar rreth 4 515 raste të pneumonisë, të shkaktuara nga koronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua, që citon Komisionin Kombëtar të Shëndetit.