Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës.
Autoritetet kineze thanë se numri total i njerëzve të prekur me këtë virus të hënën ishte 4,515, ndërsa një ditë më herët 2,835.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKufizimet në udhëtime u ashpërsuan dhe veshja e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.
Qyteti Wuhan, me 11 milionë banorë, është epiqendra e shpërthimit, por koronavirusi është shpërndarë në gjithë Kinën dhe jashtë saj.
Koronavirusi, që është një familje e gjerë e viruseve, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe tash për tash nuk ka kurë ose vaksinë specifike për të, përcjell rel.
Të hënën, Gjermania raportoi rastin e parë me këtë lloj koronavirusi.
Raste të tilla janë raportuar edhe në Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Kore të Jugut, Tajvan, Tajlandë, Malajzi e të tjera.
Zyrtarët kinezë besojnë se koronavirusi i ri e ka origjinën në një treg të ushqimeve të detit në Wuhan.