Italianët e rajoneve Emilia Romagna dhe Kalabri, kanë votuar në zgjedhjet lokale që mund të ndihmojnë në ndaljen e fuqizimit të liderit ekstrem të opozitës, Matteo Salvini.
Të dy rajonet, tani për tani, janë të kontrolluara nga partitë e qendrës së majtë, por zhvillimi i dobët ekonomik në Kalabri mund të shpjerë në fitoren e ekstremistëve.
Betejë më e ashpër do të jetë për Emilia Romagnan, shtëpi e shumë kompanive të njohura, transmeton KTV.
Ky rajon kontrollohet nga krahu i majtë që prej Luftës së Dytë Botërore. Salvini, gjatë fushatës, ka qëndruar më shumë në këtë rajon me shpresën se do të destabilizojë koalicionin qeverisës.
Qëndrimet e tij kundër Evropës dhe heqja e taksave kanë ndihmuar në ngritje të madhe të Salvinit në politikën italiane.
Në anën tjetër, majtistët kanë mohuar se këto zgjedhje lokale janë referendum për qeverisjen e tyre në këto rajone.
-
26 janar 2020 17:46
-
Shpërndaje në: