Seriali ukrainas që e parashikoi të ardhmen

Seriali ukrainas që e parashikoi të ardhmen

Jennifer Keishin Armstrong 26 January 2020 06:30

Zyra e presidentit ukrainas është kthyer në çerdhe hajgarexhinjsh dhe gabimesh: duke hyrë fare pa trokitur, ministri i porsaemëruar i Mbrojtjes, mik i tij i moçëm, shpërthen në histeri, shkaku se po i duhet ta shkurtojë buxhetin ushtarak.

Teksa ai dëgjohet duke ulëritur puna e gjeneralëve që tani duhet t’i udhëheqë, presidenti butësisht ia ofron disa qetësues dhe e nxjerr jashtë zyrës. Pothuajse menjëherë më pas, ministrja e porsaemëruar e Financave – po ashtu ish-bashkëshorte e tij – hyn brenda në zyrë, duke u ankuar për problemin që i është shfaqur: një bankë ka falimentuar dhe ajo nuk po mbërrin të vendosë nëse duhet t’ua kthejë paratë pronarëve, transmeton Koha Ditore. 

Ai i ofron edhe asaj qetësues dhe e nxjerr jashtë. Në fund hyn edhe një mik tjetër i tiji, ministër i Punëve të Jashtme, pas gafës në një konferencë shtypi, të thirrur puna e një kryengritjeje në Ugandë. Qetësuesi i ofrohet edhe atij.

Me të mbërritur miku i tij i katërt, i kthyer në ministër, presidentit i mbushet kupa: “Çfarë doni prej meje?”, bërtet ai.

E atë nuk mund ta fajësosh: pas zgjedhjes së tij të papritur në postin më të lartë në Ukrainë, këtij arsimtari të dikurshëm të historisë po i duhet të merret me miq, familjarë dhe të afërm, që e përgjërojnë për vende pune dhe favore. Tani që ai ua ka siguruar disa prej tyre postet më me ndikim të shtetit, ata vetëm ankohen.

Është kjo skenë e sezonit të parë të serialit të famshëm politik ukrainas, “Servant of the People” (Shërbyesi i Popullit), në të cilin Volodymyr Zelensky e luan rolin e një arsimtari që bëhet president, pasi që bëhet viral xhirimi në të cilin ai e shpreh mllefin kundër korrupsionit të Qeverisë. Është ky një shembull tipik i trajtimit prej këtij emisioni të betejave, me të cilat përballet Ukraina dhe telasheve të saj me oligarkinë dhe burokratët, në tetëmbëdhjetë vjetët si shtet i pavarur.

Sidoqoftë, skenat e tilla kanë marrë më shumë peshë, prejse Zelensky është bërë president i njëmendtë i Ukrainës, falë popullaritetit të tij si lider fiktiv. E pesha bëhet edhe më e madhe, tani që ai është zhytur në rrëmujën e politikës në SHBA, shkaku i telefonatës namkeqe të korrikut me Donald Trumpin, që është sebep i mocionit të shkarkimit.

“Ngjarje të vërteta”

Teksa futesh në ngjarjet e këtij seriali komik deri në absurde, nuk e ke zor të paramendosh se skena e radhës do të jetë kësisoj: Në zyrë cingëron telefoni. Presidenti i SHBA-së është në linjë. Edhe atij i duhet një favor. Në të vërtetë, “Shërbyesi i Popullit” hedh dritë mbi disa aspekte, të cilat kanë potencialin për ta shkarkuar një president në SHBA.

Prej kur është bërë shtet i pavarur më 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Ukraina është katandisur në një mjedis politik, në të cilin kërkesa si ajo e Trumpit është diçka fare e zakonshme – ndonëse të shumtën e kohës, kërkesat e tilla vijnë prej oligarkëve brenda vetë shtetit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme