Senatorët amerikanë janë akuzuar se kanë fjetur, kanë luajtur video- lojëra dhe se kanë thyer rregulla të tjera gjatë seancave gjyqësore kundër presidentit Donald Trump.
Jim Risch dhe Jim Inhofe janë në mesin e anëtarëve, të cilët kanë fjetur gjatë seancave të gjata. Lojëra me fjalëkryq dhe të paktën një aeroplan letre janë vërejtur te senatorët, transmeton KTV.
E gjatë dëgjimit të dëshmive, në Senat u tha se Trumpi po e kërcënon demokracinë amerikane. Senatorët po veprojnë si juristë për të vendosur nëse presidenti duhet të shkarkohet nga detyra.