Botë

Aeroporti ndërkombëtar i Fiumicinos në Romë me masa kundër epidemisë kineze

Aeroporti ndërkombëtar i Fiumicinos në Romë me masa kundër epidemisë kineze

Aeroporti ndërkombëtar i Fiumicinos në Romë, ka njoftuar së në kuadër të sigurisë mbi virusin kinez të përhapur së fundi ka ndërmarrë disa masa për mbrojtën e pasagjerëve. Sipas njoftimit aeroporti është ‘armatosur ’ me pajisje dhe sisteme të posaçme për të akomoduar pasagjerët nga qyteza e infektuar e Whuan, bën të ditur scan-tv, transmeton Koha.net.

Mjekët e familjes, veçanërisht ata nga qytetet e mëdha italiane ku ndodhen aeroportet ndërkombëtare, do të pajisen me mjetet e duhura për të përballuar mundësinë që Coronavirus të kalojë kufijtë.