Demokratët amerikanë kanë përjashtuar të ashtuquajturin “shkëmbim dëshmitarësh” me republikanët në gjykimin që ka filluar ndaj presidentit Donald Trump në Senat.
Demokratët duan shkarkimin e presidentit dhe kanë bërë thirrje që për dëshmi të ftohet ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, transmeton KTV.
Mirëpo, kanë refuzuar marrëveshjen e republikanëve që për dëshmi të ftohet djali i ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden. Trumpi është akuzuar për abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit. Të dy këto akuza ai i ka mohuar.