Botë

Trump kërkon nga “Apple”, lejimin e qasjes së hetuesve në telefonët e vrasësit saudit

 

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot kompanisë “Apple” që të ndihmojë policinë për të hyrë në të dhënat e koduara të telefonave të saj, nëse është e nevojshme.

“Apple duhet të na ndihmojë. Unë e kërkoj me ngulm. Ata kanë çelësat për të kapur kaq shumë kriminelë”, ka thënë Trump në një intervistë për CNBC-në në Davos.