Botë

Kina ndalon udhëtimet në qytetin Wuhan për shkak të virusit të ri

Autoritetet kineze i kanë këshilluar njerëzit që t’i ndalojnë udhëtimet brenda dhe jashtë qytetit Wuhan, që është prekur nga një virus i ri, nga i cili kanë vdekur 9 njerëz deri tani.

Atyre që jetojnë në qytetin prej 11 milionë banorësh u është thënë, gjithashtu, që t’i shmangin turmat dhe t’i minimizojnë tubimet publike, transmeton KTV. Virusi i ri është përhapur nga Wuhani në disa provinca kineze, si dhe në SHBA, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

Janë 440 raste të konfirmuara, ndërsa origjina besohet se është nga një treg ilegal me ushqime deti. Autoritetet pranuan se vendi ishte tani në fazën më kritike të parandalimit dhe kontrollit.

Kina kishte konfirmuar më herët se tashmë ka ndodhur bartja e virusit mes njerëzve.