Botë

Mbyllet aeroporti i vetëm në Tripoli, hidhen raketa drejt tij

Descriptive Text

Aeroporti i vetëm në funksion në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, është mbyllur pasi janë hedhur raketa drejt tij.

Një aeroplan i cili ishte kishte ardhur nga Tunisi gjatë tentimit të tij për tu ulur në aeroportin Mitiga të Tripolit i është dashur që të devijoj rrugën e tij për në Misrata, një qytet rreth 200km larg Tripolit, kanë bërë të ditur zyrtarët e aeroportit, transmeton Koha.net.

Mitiga është rihapur më 14 janar pasi ishte mbyllur për shkak të sulmeve të shumta ajrore, si pjesë e kampanjës së forcave lindore të komanduara nga Khalifa Haftar për të penguar Tripolin drejt njohjes internacionale të qeverisë.

Libia ka dy palë që pretendojnë për qeverisjen e vendit, të cilat shpesh kanë konflikte të armatosura në mes vete, njëra Ushtria Nacionale e Libisë (LNA) e tjetra Qeveria e Akordit Kombëtarë të Libisë (GNA).