Botë

Kryeministri spanjoll kundër votimit për pavarësinë e Katalonisë

 

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot se do të takojë në fillim të shkurtit presidentin e Katalonjës, Quim Torra duke përjashtuar çdo referendum për pavarësi në këtë rajon autonom.

“Takimi do të bëhet javën e parë të muajit shkurt në Barcelonë”, tha Sanchez për televizionin publik, raport ATSh, transmeton Koha.net.