Botë

Erdogani në samitin për Libinë kritikon ndërkombëtarët për krizën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pret që në samitin e Berlinit që është organizuar për Libinë, të ketë zhvillime konkrete në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.

Pak para nisjes për në kryeqytetin gjerman, presidenti turk ka deklaruar se grupet terroriste siç janë ISIS-i dhe Al Qaeda, janë ringjallur në Libi, derisa ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për mungesën e aksioneve ndaj komandantit të ushtrisë libiane, Khalifa Haftar, transmeton KTV.

Në takimin e Berlinit pritet të marrin pjesë edhe dy rivalët libianë, qeveria e Faye al-Serraj dhe gjenerali Haftar.

Me këtë takim pritet t’i jepet fund konfliktit në Tripoli, që ka zhvendosur 140 mijë persona. Pikë kryesore e këtij takimi është gjenerali Haftar.

Ndërkombëtarët pritet t’i bëjnë presion që të vazhdohet me armëpushimin në Tripoli.