Botë

Kafshët në rrezik nga zjarret në Australi

Shumë njerëz kanë vdekur e miliarda kafshë kanë ngordhur nga zjarret në Australi.

Fatmirësisht, një numër i madh i kafshëve e shpezëve janë shpëtuar nga njerëzit, por plagët që kanë marrë disa janë shumë të rënda. Megjithëse para pak ditësh në Australi ka pasur reshje shiu dhe shumë zjarre janë shuar, meteorologët kanë thënë se kjo e ka lehtësuar situatën por megjithatë dëmet mbesin të mëdha.

Agjencia e lajmeve Reuters ka realizuar disa fotografi të kafshëve e shpezëve që qenë viktima të këtyre zjarreve, raporton Koha.net.

Ditë më parë zyrtarët në New South Wales, kanë thënë se mbi 1 mijë shtëpi janë djegur e qindra të tjera janë shkatërruar, derisa miliarda kafshë kanë ngordhur deri sot prej muajit shtator kur kanë nisur zjarret.

Koala, është një prej kafshëve që më së shumti kanë ngordhur e janë plagosur për shkak se kjo kafshë, është më e ngathët.

Në këto fotografi të mëposhtme mund të shihni disa kafshë si koala, kangurët e gjedhet duke u trajtuar në spitale të ndryshme nga njerëzit, e disa, të ngordhura.

{gallery}