Botë

Vriten dy punëtorë turq nga një sulm me bombë në Somali

Të paktën dy persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës me bombë, që ndodhi në kryeqytetin e Somalisë.

Sulmi ndodhi në afërsi të një kantieri ndërtimi përgjatë një autostrade jashtë kryeqytetit Mogadishu.

Autoritetet thonë se gjashtë shtetas turq janë në mesin e të lënduarve.

Policia somaleze tha se punëtorët ndërtimorë turq, ishin duke punuar, në momentin kur shpërtheu bomba.

Shumica e viktimave ishin policë, të cilët po ruanin vendin ku punëtorët turq po punonin në ndërtimin e autostradës ndërmjet Mogadishut dhe qytetit Afgoye.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist al-Shabab./Rel