459 çifte të reja të Sarajevës marrin nga 5200 euro për ta zgjidhur çështjen e banimit

459 çifte të reja të Sarajevës marrin nga 5200 euro për ta zgjidhur çështjen e banimit

17 January 2020 20:55

Autoritetet e Kantonit të Sarajevës, të premten u kanë dhuruar 459 çifteve të reja nga një subvencion prej 5200 eurosh për të zgjidhur çështjen e banimit, transmeton Koha.net një artikull të Klix.ba.

"Viteve të kaluara ka pasur raste që i kanë plotësuar kriteret, por nuk i kanë marrë subvencionet. Këtë vit e kemi realizuar në tërësi projektin ndaj asnjë çift nuk ka mbetur pa e marrë shumën prej 5200 euro”, ka bërë të ditur ministri për mjedisin hapësinor, mbrojtje dhe ndërtim, Damir Filipoviq.

Ai ka thënë se me 5200 euro nuk mund të zgjidhet çështja e banimit, porse mund të jenë të dobishme për të rinjtë të cilët herën e parë zgjidhin çështjen e banimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme