New York Times: Boeing ukrainas në Iran u qëllua jo nga një, por nga dy raketa brenda 30 sekondave

New York Times: Boeing ukrainas në Iran u qëllua jo nga një, por nga dy raketa brenda 30 sekondave

15 January 2020 11:40

'Boeing' ukrainas i qëlluar gabimisht nga forcat iraniane mbi qiellin e Teheranit u godit jo nga një, por nga dy raketa.

Kjo është demonstruar nga pamjet ekskluzive të marra dhe verifikuara nga 'New York Times'.

Dy raketat u shkrepën në një distancë prej 30 sekondash nga njëra-tjetra.

Raketat, raporton New York Times, u hodhën nga një bazë iraniane rreth 12 kilometra larg aeroplanit.

Videoja e re shpjegon gjithashtu pse transponderi i avionit, instrumenti elektronik që merr dhe dërgon sinjale radio, ndaloi së punuari përpara se të goditej nga raketa e dytë.

E ndërsa Teherani zyrtar dje deklaroi se ka kryer arrestimet e para të personave përgjegjës për rrëzimin e avionit, është arrestuar edhe autori i videos që qarkulloi në mediat sociale në të cilën tregohet goditja e Boeing nga një prej raketave/Shqiptarja.

https://shqiptarja.com/lajm/new-york-times-boeing-ukrainas-ne-iran-u-qellua-jo-nga-nje-por-nga-dy-raketa-brenda-30-sekondave

Komentet

Shto koment

Të ngjashme