Botë

Protestat e studentëve përbëjnë kërcënim të ri për regjimin e Iranit

Protestat e studentëve përbëjnë kërcënim të ri për regjimin e Iranit

Protestat e udhëhequra nga studentët në Iran mund të përbëjnë rrezik më të madh për autoritetet sesa protestat kombëtare të nëntorit të vitit të kaluar, përmes së cilave është kundërshtuar rritja e çmimeve të naftës.

Në këto protesta situata ishte përshkallëzuar, meqë janë vrarë qindra persona, duke shënuar kështu përgjigjen më të përgjakshme në historinë 40-vjeçare të regjimit, që është themeluar më 1979 gjatë Revolucionit Islamik, kanë thënë analistët.