Botë

Së paku 55 të vdekur nga ortekët e borës në Kashmir

Së paku 55 të vdekur nga ortekët e borës në Kashmir
Foto: Reuters

Së paku 55 njerëz vdiqën e shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e ortekëve të borës në Kashmir - pjesën e kontrolluar nga Pakistani.

Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.