Botë

Gropa në një rrugë në Kinë “përpin” autobusin me pasagjerë, 6 vdesin e 16 plagosen

Gropa në një rrugë në Kinë “përpin” autobusin me pasagjerë,  6 vdesin e 16 plagosen

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një gropë e madhe e hapur rishtaz në rrugë përpiu një autobus pasagjerësh dhe disa këmbësorë në Kinën qendrore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai. Pamjet e zhytjes së autobusit janë kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat i transmeton Shekulli.

Kina vitet e fundit ka pasur disa incidente të një natyre të tillë, ku tregojnë momentin kur njerëzit duke pritur në një stacion autobusi detyrohen të ikin me vrap ndërsa toka nën autobus fillon të shpërthejë brenda.