Botë

Mbretëresha lejon Harryn dhe Meghanin të krijojnë jetë të re larg familjes mbretërore

Foto: Reuters

Mbretëresha britanike, Elizabeta, ua ka dhënë bekimin e saj dëshirës së nipit Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan për një të ardhme më të pavarur pas bisedave që përfshinë anëtarët më të lartë të familjes mbretërore.

“Familja ime dhe unë jemi krejtësisht në mbështetje të dëshirës së Harryt dhe Meghanit për të krijuar një jetë të re si familje e re”, ka thënë monarkia 93 vjeçare në një deklaratë për media, raporton Reutersi.

“Ndonëse do të donim shumë që ata të mbeteshin Anëtarë punëtorë me orar të plotë të Familjes Mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje duke mbetur në të njëjtën kohë pjesë e vlefshme e familjes sime”, transmeton Koha.net.

Ajo tha se do të ketë një periudhë tranzicioni gjatë së cilës çifti do të kalojë pak kohë në Britani dhe në Kanada.