Botë

Infermiere nga Ballkani në Gjermani – biznes i majmë për ndërmjetësit

Infermiere nga Ballkani në Gjermani – biznes i majmë për ndërmjetësit
 

Klinikat gjermane paguajnë deri në 15.000 euro për të sjellë një infermiere nga Ballkani Perëndimor. Një biznes i majmë për ndërmjetësit, dhe ajo që bëjnë disa, është thuajse tregti me njerëz.

Ishte një punë e paguar mirë, por disi e pazakontë ajo që bënte para dy vjetësh Nevena Pejiq (emri i ndryshuar), në hotelin “Slavija” në qendër të Beogradit. Hoteli kishte më shumë njerëz se zakonisht, disa dhoma ishin shndërruar nxitimthi në klasa mësimi. Më shumë se njëqind njerëz rrinin pas perdeve të rënda dhe mësonin në mëngjes dhe pasdite gjermanisht. Nevena i mësonte ata, raporton DW.