Botë

Nëntë të vdekur nga moti i keq në disa shtete të Amerikës

Të paktën nëntë persona kanë vdekur, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme në shtatë shtete të SHBA-së, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua të shtunën edhe me breshër.

Pasditen e së shtunën rreth 200 mijë shtëpi e biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Teksas, Luizianë, Misisipi, Arkansas, Tenesi, Ilinois dhe Miçigan, pasdites e shtunës.

Siç raporton Reuters, borë e madhe pritet edhe ditët në vazhdim. Ekspertët parashikojnë se rreziku i vërtetë pritet të vijë nga erërat e forta dhe akumulimi i akullit, transmeton Koha.net.

Në mesin e të vdekurve janë edhe një zjarrfikës e një polic, të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjes në Lubbock të Teksasit për të ndihmuar një veturë që rrëshqiste, dhe u përfshinë edhe ata në incident.

Raportohet gjithashtu se tornadot kanë shkatërruar shumë shtëpi e ndërtesa, ndërsa rreth 18 milionë persona janë të rrezikuar.