Botë

Ministrja Zadiq nën mbrojtje të policisë

Descriptive Text

Ministrja e drejtësisë e Austrisë me prejardhje boshnjake Alma Zadiq është vërë në shënjestër të djathtistëve populistë.

Sulmet ndaj saj kanë shkuar as larg, saqë e ka lidhur me islamistët, transmeton Koha.net, një tekst të klix.ba.

Zadiq është anëtare e Partisë së Gjelbër.

Sipas gazetës “Der Standard”, gjithçka ka nisur pas festave të fundvitit në rrjete sociale.

Kreu i Lëvizjes Identitare të Austrisë (IBO), Martin Sellner ka thënë se duke ju falënderuar Sebastian Kurz-it, "myslimania nga Bosnja" është bërë ministre e drejtësisë në Austri.

Por, vetë kancelari konservator Kurz nuk e ka komentuar fushatën kundër ministres së kabinetit të tij.

Megjithatë, për racizëm ndaj Zadiq, vitin e kaluar është paditur Johannes Rädler nga Partia Popullore e Austrisë prej të cilës vije Kurz.

Fjalimi i tij është ndërprerë me shprehjen "Nuk është këtu Bosnje!”.
Për shkak të situatës së krijuar, ministri i brendshëm i Austtrisë ka urdhëruar që Zadiq të sigurohet nga policia./klix.ba/