Botë

NATO mbështet SHBA-në në Lindjen e Mesme

NATO mbështet SHBA-në në Lindjen e Mesme

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje ndaj SHBA në Lindjen e Mesme, tha sekretari i saj i përgjithshëm Jens Stoltenberg, pas informimit që iu bë atyre mbi sulmin me dron të së premtes, i cili çoi në vrasjen e komandantit të forcave elite iraniane, Qassem Soleimani.

Duke folur pas një takimi të pazakontë të NATO-s për Iranin dhe Irakun, në të cilin Shtetet e Bashkuara informuan aleatët, zoti Stoltenberg bëri thirrje për ulje të tensioneve, duke u bërë jehonë deklaratave të disa udhëheqësve evropianë.