Botë

Së paku dy të vdekur e disa të plagosur afër Parisit

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një burrë që goditi me thikë disa njerëz në një park afër Parisit.

Sulmuesi vdiq menjëherë pasi u qëllua në qytetin Villejuif, i cili ndodhet 7 km në jug të kryeqytetit francez, raporton KTV.

Katër persona raportohet të jenë plagosur me thikë, dy prej të cilëve nuk u kanë mbijetuar plagëve. Sulmuesi u ndoq nga policia dhe më pas u qëllua aty pranë. Raportohet se sulmuesi kishte veshur një jelek shpërthyes, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.