Zelanda e Re dhe Australia kanë hyrë zyrtarisht në vitin 2020.
Me shumë fishekzjarrë në Auckland, zelandezët e pritën vitin e ri, me shpresën se viti 2020 do të jetë më i qetë dhe pa ndonjë sulm terrorist, raporton KTV.
Ndërsa në Sidnei, australianët dolën për të parë spektaklin me fishekzjarrë. Festimet nuk u ndalën edhe përkundër se ky shtet po përballet me krizën më të rëndë me zjarre në histori. Festë pati edhe në pjesët tjera të Australisë.