Botë

Liderët katalonjas në ekzil akreditohen si eurodeputetë

Liderët katalonjas në ekzil akreditohen si eurodeputetë

Liderët separatistë të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe Antoni Comini, kanë siguruar të premten akreditimet e përkohshme si pjesëtarë të Parlamentit Evropian, vetëm një ditë pasi që gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim në favor të tyre.

Duke mos qenë në gjendje që t’i marrin më herët këto kredenciale shkaku i frikës se mund të arrestoheshin në Spanjë, dy liderët, të cilët aktualisht jetojnë në ekzil në Belgjikë, duhet që të pajisen me akreditime të plotfuqishme më së voni deri në janar, ka thënë zëdhënësja e Dhomës.