Një 20-vjeçare me karrocën e fëmijës në duar në një rrugë të New Yorkut është qëlluar në kokë dhe është vrarë, raportoi The Guardian të enjten.
Viktima ishte dërguar në spital ku vdiq nga plagët. Foshnja e saj 3-muajshe shpëtoi pa ndonjë lëndim, ka thënë policia.
Majori i New Yorkut, Eric Adams, apeloi për ndihmë që të gjendet vrasësi.
“Ne do ta gjejmë personin që është fajtor për këtë krim të tmerrshëm. Do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë”, tha ai.
Policia tha se banorët duhet ta shmangin atë rrugë ku ka ndodhur vrasja për shkak të hetimit.
Gruaja u qëllua në kokë nga i armatosuri që ishte i veshur në të zeza dhe i cili iu afrua nga pas. Nuk ka ende të dyshuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Qëllohet për vdekje gruaja që hyri në rrugën e gabuar me veturë në New York
-
Një 20-vjeçar vritet në Shkodër
-
Një amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris
-
Vdes 13-vjeçari pasi u qëllua nga policia e New Yorkut
-
Foshnja që u lëndua nga sulmi në Sydney del nga mjekimi intensiv