SHBA-ja kryeson për numrin e vdekjeve nga COVID-19. Sipas parashikimeve po pritet të vdesin edhe 20 mijë amerikanë tjerë nga COVID-19 në tri javët e ardhshme, shkruan “CNN”.
Parashikimet e publikuara nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit në SHBA (CDC), kanë raportuar treguar se më tepër se 173 mijë amerikanë do të vdesin deri më 22 gusht. Së paku 154.447 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpër SHBA, liderët lokalë dhe ekspertët shëndetësorë iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, e të mos ketë tubime në masë, veçanërisht në mesin e të rinjve.
Qendra ka thënë se vdekjet pritet të rriten në Alabama, Kentucky, New Jersey, Porto Riko, Tennessee dhe Washington.
Disa nga shtetet kanë treguar përparim në shifrat, por sërish kanë ngritur alarmin.