Njëmbëdhjetë vite më parë qytetarët e Malit të Zi votuan në referendum për pavarësi.
Me këtë referendum u shënua fundi i krijesës së quajtur Jugosllavi. Pas shkëputjes së ish-republikave të tjera jugosllave dhe Kosovës, Serbia pëçrpiqej ta mbajë të lidhur më të Malin e Zi, duke u prezantuar si trashëgimtare e Jugosllavisë dhe të vazhdonte shteti si Serbi-Mali i Zi.
Në referendum të drejtë vote kishin 470.000 qytetarë, të cilët do të duhej të tregonin nëse janë për Malin e Zi të pavarur, apo për mbetjen në shtetin e përbashkët Serbi-Mali i Zi. Me shumicë votash, qytetarët i thanë po pavarësisë.