Botë

Heqja eventuale e embargos nga SHBA-ja për shitje armësh Qipros, paralajmëron tensione me Turqinë

Heqja eventuale e embargos nga SHBA-ja për shitje armësh Qipros, paralajmëron tensione me Turqinë
 

Politika e jashtme turke vazhdon të jete e e përfshirë nga një klimë tensionesh, por këtë herë përplasjet me Washingtonin kanë arritur në një pikë kritike.

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara në drejtim të heqjes së embargos disa vjeçare të armëve ndaj Qipros, do të shënonin një përshkallëzim të rrezikshëm në rajon. Kongresi amerikan votoi të martën për t’i dhënë fund embargos në ishull, e cila u vendos në vitin 1987për të inkurajuar zgjidhjen e konfliktit.