Botë

Izraeli eksporton gaz në Egjipt

Izraeli eksporton gaz në Egjipt
 

Tel Aviv, 17 dhjetor - Ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz, autorizoi dje të parin eksport gazi nga impianti izraelit “Leviathan”, që ndodhet në det, transmeton atsh njoftimin e agjencisë DPA.

“Për herë të parë në histori, Izraeli po bëhet një eksportues i energjisë. Ky është një çast historik për shtetin e Izraelit”, deklaroi Steinitz.