Shërimi prej drogës në manastirin e Tajlandës

Shërimi prej drogës në manastirin e Tajlandës

21 May 2017 10:00

Cengiz duket sikur i kishte të gjitha.

Një vend pune me pagesë të mirë në sektorin gjerman të teknologjisë që ia ofronte luksin e të pasurit para dhe prestigj, mirëpo jeta po i dilte prej kontrollit. Varshmëria prej kokainës e kishte vënë atë buzë vetëvrasjes.

Në dëshpërim për të ikur pasi një mëngjes u zgjua nga gjumi i zhytur në pusin e vetë gjakut të tij, ai gjeti shpëtim një gjysmë bote larg shtëpisë së tij – në një manastir budist në Tajlandë të njohur për programin e rehabilitimit të përdoruesve të drogës, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Wat Thamkrabok faktikisht ma ndryshoi jetën”, thotë turko-gjermani 38 vjeç – tani i njohur si Murgu Atalo – i cili mbërriti në këtë manastir plot 14 vjet më parë dhe është rikthyer shpesh aty për t’u lutur dhe për të medituar.

“Sajja”

“E kisha një vend pune me vërtet shumë stres dhe isha një skllav i shoqërisë tepër kërkuese perëndimore”, thotë Atalo, i cili synon ta shkruaj një libër rreth përvojave të tij. Sikurse të gjithë të intervistuarit për këtë rrëfim, edhe ai ka refuzuar që të identifikohet me mbiemër.

“Wat Thamkrabok”, rreth 140 kilometra në veri të Bangkokut, ka trajtuar më shumë se 110.000 persona që kur nisi së zbatuari programin e vet antidrogë, më 1959, bën të ditur ky manastir... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme