Botë

Erdogani kërcënon SHBA-në për sanksionet

Foto: Reuters

Turqia mund të mbyllë bazën ajrore në Inçirlik, që posedon kokat bërthamore të Shteteve të Bashkuara.

Mbyllja e kësaj baze mund të bëhet për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe të një rezolute amerikane që e cilësoi si gjenocid vrasjen e shumë armenëve para një shekulli.

Në një intervistë për televizionin ANews, presidenti turk, Erdogan, ka thënë se nëse është e nevojshme do të mbyllet edhe baza Kureçik. Presidenti turk kritikoi senatin amerikan për shkak të vendimit për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve, transmeton KTV.

Përveç problemeve me SHBA-në, Erdogani ka deklaruar se gjenerali Khalifa Haftar, që u prin forcave në lindje të Sirisë, nuk është lider legjitim i këtij shteti.