Vazhdon kërkimi për trupat në ishullin White Island pasi shpërtheu vullkani

Vazhdon kërkimi për trupat në ishullin White Island pasi shpërtheu vullkani

14 December 2019 23:22

Zhytësit kanë rifilluar kërkimin pranë vullkanit të ishullit White Island në Zelandën e Re, në përpjekje për të tërhequr dy trupa të mbetur, ka bërë të ditur policia. Ndërsa, ekipi u përball me kushte unike dhe sfiduese.

Një ditë më parë, mbetjet e gjashtë trupave u gjetën në një operacion shpëtimi dhe u dërguan në Auckland për t'u identifikuar, raporton KTV.

15 persona janë konfirmuar të vdekur nga shpërthimi i së hënës. Rreth 20 persona mbetën nën kujdes intensiv me djegie të rënda. Ata ndodhen në spitale në Zelandën e Re dhe Australi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme