Botë

Kawasaki, qyteti i parë japonez që do të ndëshkojë gjuhën e urrejtjes

Descriptive Text

Tokio, 12 dhjetor – Kawasaki u bë qyteti i parë japonez që pranoi ndëshkimin për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin ndaj të huajve dhe pakicave etnike.

Dekreti i këshillit bashkiak kundër fjalës së urrejtjes në vendet publike, do të hyjë në fuqi në korrik dhe shkeljet e përsëritura mund të rezultojnë me gjobë deri në 500 000 jen (4 600 dollarë).

Parlamenti japonez miratoi një ligj kundër fjalimeve të urrejtjes në vitin 2016, por drejtuesit e qytetit të Kawasaki, ku jetojnë shumë njerëz me origjinë koreane, deklaruan se legjislacioni nuk kishte asnjë efekt sepse dënimet nuk ishin zbatuar.

Shpesh herë radikalët e krahut të djathtë në Japoni kalojnë në rrugë duke hedhur parulla dhe duke protestuar para shkollave koreane, madje në disa raste përpiqen të nxisin edhe dhunë ose vrasje.

Kushdo që kapet duke e bërë atë në Kawasaki, fillimisht do të paralajmërohet dhe komunikohet të heqë dorë në të ardhmen. Shkelësit e përsëritur do të kenë emrat dhe adresat e tyre të publikuara nga qyteti dhe do të kallëzohen penalisht/DPA.