Botë

Gjashtë shoferë serbë rrahen në kufirin me Ukrainën

Gjashtë shoferë serbë rrahen në kufirin me Ukrainën

Gjashtë shoferë serbë kamionësh u thanë mediave të Beogradit se mbrëmë, rreth mesnatës, ishin rrahur në pikëkalimin kufitar në mes të Ukrainës e Rumanisë, në daljen Gjakovo-Halmeu.

Siç kanë deklaruar ata, ishin rrahur nga shoferë shleperësh ukrainas dhe se derisa i godisnin kishin thirrur “Kjo është Ukraina dhe ky është kufiri i tyre”, shkruan “Blici” i Beogradit, transmeton Koha.net.