Botë

Izraeli sërish në zgjedhje të reja, të tretat në një vit

Izraeli sërish në zgjedhje të reja, të tretat në një vit

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reja më 2 mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pasi që kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor, dështuan të merren vesh për një koalicion qeverisës.

Me 94 vota për dhe asnjë kundër, ligjvënësit miratuan një mocion për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Vendimi u mor disa orë pasi që skadoi afati për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të muajit shtator.