Botë

Fituesja e Nobelit për Paqen paraqitet në Hagë për krime lufte!

Descriptive Text

Aung San Suu Kyi, fituese e Nobelit të Paqes, u ul në sallën e Gjykatës së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të dëgjuar mbi akuzat e gjenocidit të ekzekutivit të saj kundër minoritetit Rohingya në Mianmar.

Ky ishte fillimi i një seance dëgjimore në Hagë që do të zgjasë tre ditë, transmeton Shqip. “Unë jam këtu përpara jush për të zgjuar ndërgjegjen e botës dhe ngjallur zërin e bashkësisë ndërkombëtare,” u shpreh Abubacarr Marie Tambadou, Prokurori i Përgjithshëm i Gambias, i cili është njëkohësisht edhe ministër drejtësie, ndërsa hapi çështjen e vendit të tij kundër Mianmarit në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.

Ai citoi fjalët e Edmund Burke, sipas të cilit “e vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”.

“Një genocid tjetër po shpaloset para syve tanë, por ne nuk bëjmë asgjë për ta ndaluar atë,” tha Tambadou, duke shtuar “Kjo është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”.

Një radhë e gjatë njerëzish ishin mbledhur përpara Pallatit të Paqes në qytetin holandez për të dëshmuar në seancat e këtyre ditëve, të cilat do ta përqendrojnë vëmendjen në operacionet ushtarake të spastrimit ushtarak në 2017 kundër pakicës myslimane Rohingya.

Ndërhyrjet e ushtrisë së Mianmarit detyruan 700,000 njerëz të largoheshin përtej kufirit në Bangladeshin fqinj.

Nobelistja e paqes, Auung San Suu Kyi është kryetarja faktike e qeverisë në Mianmar.