Botë

Mbreti saudit: Vizita e Trumpit do të forcojë bashkëpunimin mes dy shteteve

Mbreti i Arabisë Saudite thotë se vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të forcojë bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe do të ndihmojë në rritjen e sigurisë globale.

“Zoti President, vizita juaj do të forcojë bashkëpunimin tonë strategjik, që çon në siguri globale dhe stabilitet”, ka shkruar në Twitter, Mbreti Salman, teksa Trump ka nisur vizitën e tij në Riyadh.