1 perditesime
11:40

Sulmuesi që vrau 6 veta në Çeki, vetëvritet

Pragë, 10 dhjetor – Autori i vrasjes së dhjetë personave në një spital në Çeki, është vetëvrarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri çek, Anmdrej Babish, në një konferencë shtypi, transmeton Koha.net njoftimin e AP-së.

“I dyshuari për sulmin ka bërë vetëvrasje kur policia iu afrua automjetit të tij”, raportoi AP-ja.

09:27

Së paku gjashtë të vrarë gjatë të shtënave në një spital në Çeki

Gjashtë persona janë vrarë gjatë të shtënave në një spital në qytetin Ostrava të Çekisë, njoftojnë agjencitë e lajmeve, transmeton Koha.net.

Tash për tash nuk ka më shumë hollësi se kush është sulmuesi e as kush janë viktimat.

Raportohet se si pasojë e të shtënave ka disa viktima, së paku gjashtë deri tash, ndërsa sulmuesi është arratisur.

Zyrtarët lokalë flasin për dy persona që kanë marrë plagë të rënda dhe që e kanë jetën në rrezik.

Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK, thekson se të shtënat kanë ndodhur një ambulanten e një spitali.